Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Kush nuk respekton vendimet e LDK-së, së paku duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit

Gazeta10
01 September 2026 - 18:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe për qëndrimet e deputetëve të partisë, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që, sipas tij, nuk i respektojnë vendimet e organeve të LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se deputetët që nuk pajtohen apo nuk respektojnë vendimet e partisë, së paku do të duhej të merrnin përgjegjësi politike duke e dorëzuar mandatin.

“Secili njeri që s’i respekton vendimet e LDK-së, kryesisht, do të duhej që së paku ta dorëzonte mandatin e deputetit. Nuk ia kam kërkuar asnjërit. Nuk kam qenë pengesë, s’kam shkaktuar zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, mandati i deputetëve të LDK-së është rezultat i votës së qytetarëve të dhënë për subjektin politik, ndaj ai konsideron se vendimet e partisë duhet të respektohen.

“Secili kemi marrë vota me LDK-në”, është shprehur kreu i LDK-së.

Ai ka shprehur keqardhje për situatën politike dhe u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës për zhvillimet që kanë ndodhur.

“Nuk duhej të kishte arsye për ta rrëzuar një kandidaturë si kjo. I kërkoj falje popullit të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

“S’kanë nevojë njerëzit për zgjedhje”, ka përfunduar Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.