Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë e mirë

Gazeta10
01 September 2026 - 17:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për marrëveshjen e arritur dje me LDK-në për çështjen e presidentit tha se shpreson që gjithçka të shkojë mbarë e mirë.

Kurti tha se po mundohen për të mirë, e po punojnë mbarë për këtë çështje, teksa paralajmëroi sot për një mbledhje të brendshme të VV-së, kurse nuk pranoi ta komentojë qëndrimin e deputetit të LDK-së, Abdullah Hoti, që doli kundër kësaj marrëveshjeje.

“Tash kemi me shku në një aktivitet tjetër, e kemi edhe një mbledhje të brendshme edhe gjithçka shpresojmë të shkojë mbarë e mirë sepse po mundohemi për të mirë e po punojmë mbarë. Shkolla “Ilir Konushevci” sapo u përurua, ky është lajmi sot”, tha Kurti.

Në anën tjetër, LDK ka mbajtur sot mbledhje ku unanimisht i është dhënë mbështetje marrëveshjes së arritur dje./kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.