Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku në takim me Haddad theksoi nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve

Gazeta10
27 July 2026 - 19:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit evropian, bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar se stabiliteti institucional është thelbësor për avancimin e reformave, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e agjendës euroatlantike të vendit.

Po ashtu, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj në përkrahjen e proceseve demokratike, perspektivës evropiane dhe thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.