
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim ministrin për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon.
Sekretarja Çitaku e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Republikës së Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të intensifikohet, veçanërisht në proceset integruese.
“Franca ka qenë dhe mbetet një nga partnerët dhe aleatët kryesorë të Kosovës. Mbështetja e saj ka qenë qenësore për vendin tonë”, tha Çitaku.
