Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku nga Podguri: Ndjemë edhe njëherë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej

Gazeta10
23 May 2026 - 19:39

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Podgur së bashku me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, ku kanë zhvilluar një takim me banorët e kësaj treve.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e qytetarëve, duke e përmendur atmosferën pozitive dhe energjinë që, sipas tij, po shoqëron takimet në terren.

“Në Podgur.Mes banorëve të kësaj treve të jashtëzakonshme, mes mbështetjes së madhe që po na jepet çdo ditë, ndjemë edhe njëherë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej. Faleminderit për pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe dhe energjinë e jashtëzakonshme”, shkroi Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.