Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku pas vizitës te Muhaxheri: E gjetëm edhe më të fortë e më të vendosur në misionin e tij të udhëheqjes

Gazeta10
26 October 2024 - 13:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarët e kryesisë i shkuan për vizitë kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, pasi ky i fundit u sulmua fizikisht sot në mëngjes.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se Muhaxherin e gjetën dhe më të fortë dhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme. I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji!”, ka shkruar Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.