Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku pret Abazoviqin në selinë e LDK-së: Kosova dhe Mali i Zi ndajnë të njejtën të ardhme

Gazeta10
14 April 2023 - 19:19

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abdixhiku tha se në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet.

“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Teksa tha se me kryeministrin Abazoviq diskutuan edhe për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen emocionale e historike që populli i Kosovës ka me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.