Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Thirrja e seancës nuk u diskutua me Kurtin, nuk varet prej LDK-së

Gazeta10
02 September 2026 - 22:34

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Adresa”  ka deklaruar se në takimin e sotëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk është diskutuar çështja e thirrjes së seancës së Kuvendit.

Abdixhiku tha se gjatë takimit është diskutuar çështja e presidentit konsensual, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij dhe i LDK-së është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt.

“Kur do të thirret një seancë së shpejti? Kjo temë nuk u diskutua. U diskutua çështja e presidentit konsensual. Kam bërë thirrje që Kuvendi të konstituohet sa më parë. Sa më parë, sepse ka afate për formimin e qeverisë. Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së. E kam bërë këtë kërkesë, por nuk varet prej LDK-së”, deklaroi Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.