Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Kisha frikë se Lëvizja Vetëvendosje në fund do ta prishte marrëveshjen

Gazeta10
02 September 2026 - 23:03

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur me vlerësim të veçantë për kandidatin e LDK-së, profesor Bekim Sejdiun, duke e përshkruar atë si një figurë të lidhur ngushtë me LDK-në dhe frymën rugoviste.

“Bekim Sejdiu është LDK në thelb, rugovist në bindje”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se Bekim Sejdiu vjen nga një familje e pastër rugoviste dhe se rrugëtimi i tij politik e profesional është i lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se Sejdiu e kishte nisur karrierën në Ankara dhe më pas e kishte vazhduar në Nju Jork, duke përmendur edhe lidhjet e tij familjare me LDK-në dhe institucionet e Kosovës.

Sipas Abdixhikut, familjarë të profesor Bekim Sejdiut kanë mbajtur pozita të rëndësishme institucionale.

Kryetari i LDK-së tha se Bekim Sejdiu përfaqëson një profil të lidhur me traditën e LDK-së, prejardhjen rugoviste dhe një formim të gjatë profesional e institucional.

Gjatë intervistës, Abdixhiku foli edhe për zhvillimet politike dhe marrëveshjet e arritura mes partive, duke thënë se kishte pasur shqetësim se procesi mund të dështonte në momentet e fundit.

“Kam pasur frikë se në momentet e fundit Lëvizja Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen”, deklaroi Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.