Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Abdixhiku shtron iftar për Tërnaven: Gjithmonë jemi shquar për vlera humane

Gazeta10
16 April 2023 - 22:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, Abdixhiku tha se këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.

“Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, u shpreh Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.