
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, raporton Gazeta10.
Abdixhiku me të kanë diskutuar për temat aktuale në vend, për veriun si dhe për procesin e dialogut.
Tutje, Abdixhiku ka falënderuar Davenport për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në disa procese.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Michael Davenport.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet aktuale në vend, situatën e krijuar në veri si dhe procesin e dialogut.
Kryetari Abdixhiku falënderoi shefin e misionit të OSBE-së, Davenport për mbështetjen e vazhueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës në proceset zhvillimore e demokratizuese”, ka shkruar Abdixhiku në llograinë e tij në Facebook. / Gazeta10