
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar artistin dhe profesorin Isa Alimusaj, raporton Gazeta10.
Abdixhiku ka thënë se ai e ka vizituar atë në shtëpinë e tij ku ka parë edhe punimet e tij.
Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se pritja ndaj tij ishte e ngrohtë teksa ka thënë se krijmtaria e tij është pasuri kombëtare e Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se pasuria kulturore si ajo dhe të tjerat duhet të ruhen me shumë xhelozi.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ne, artistët, jemi si një fije kashte’ më tha, “sado të vegjël, arrijmë të ngacmojmë shumë’. Profesorin Isa Alimusaj, e vizitova në shtëpinë e tij në fshatin Strellc. Në mes të 12 mijë punimeve, skicace e vizatimeve të tij, pritja sikurse qëndrimi natyrshëm se ishin të ngrohta.
Aty mbante një pasuri të tërë jetësore, që me përmasat e kohës dhe krijimtarisë, veçse ishte bërë pasuri kombëtare e Kosovës. Këtë pasuri, dhe të tjera sj kjo, duhet t’i ruajmë me plot xhelozi.
Te faleminderit profesor për një jetë si kjo”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10