Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Abdixhiku viziton një biznes në Pejë, i ankohen për rrymë: Me LDK-në bizneset do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës

Gazeta10
17 January 2025 - 19:00

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompaninë Gemix në Pejë.

Kreu i LDK-së vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie duke e quajtur “shembull të sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.”

Abdixhiku theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, duke premtuar politika që i trajtojnë ato si partnerë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!” – tha Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.