Sport

Ademi: Trajneri është gjermanofolës, emërohet brenda dy ditësh

Gazeta10
12 Shkurt 2024 - 14:17

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjermanofolës. Kështu së paku ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se brenda dy ditësh mund edhe të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri me nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

“Trajneri do te emërohet dhe do te nënshkruhet kontrata në Prishtinë. Do të jetë gjermanofolës dhe sigurisht këto dy ditë presim deklarimin e tyre në pranimin e ofertave tona që i kemi dërguar”, ka thënë Ademi.

Ndryshe, Kosova është pa trajner që nga koha e largimit të Primoz Glihas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.