
Afaristi Burim Piraj i ftuar në emisionin “Hambar” në Kanal10 ka folur edhe për të bërit biznes në shtetin e Kosovës.
Afaristi shton se Kosova të bërit bzines e ka më të keqin në Evropë sepse paguan taksa për lëndën e parë, raporton Gazeta10.
Sipas tij, në këtë ndikojnë edhe spiunat e huaj të cilët nuk i votojnë këto ligje që janë në të mirë të shtetit.
“Ne kemi shpiuna të huaj në doganë, në ATK, dhe në çdo institucion të Kosovës dhe çdo ministri të Kosovës, të cilët nuk i lejojnë të bëhen ligjet pozitive sepse një njeri që është kosovar nuk mundet me i blloku ato ligje”, th ai për Kanal10.
Piraj ka thënë se ka pasur një takim me kryeministrin Kurti sa i përket shqetësimit tij por ai thotë se Kurti po i dinë më mirë gjërat./Gazeta10