Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agim Ademi ka disa fjalë për kritikët e tij, thotë se nuk i përkasin futbollit

Gazeta10
21 Janar 2024 - 22:52

E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.

Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, drejtpërdrejtë nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi ka thënë edhe disa fjalë për ata që po e akuzojnë, madje duke thënë se ata nuk kanë të bëjnë me futbollin.

“Ata që po më akuzojnë mua, nuk e bëjnë atë për asgjë. Jam i sigurt se duan të mira materiale, kanë interese, mirëpo unë mendoj se ata nuk i përkasin as futbollit” – tha ai.

Tutje, i pari i FFK-së kishte një mesazh, të cilin ai e ka ‘bërë’ vet.

“Në atë moment që nuk kam t’i ofrojë më asgjë futbollit kosovar, atëherë asnjë njeri i gjallë nuk do të më mbajë aty, në krye të FFK-së” – tha Ademi për Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.