Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar Lumbardh Dellovën në Bullgari.
Ai ka disa fjalë pozitive për mbrojtësin kosovar që po shkëlqen saherë që po vishet me fanellën “Dardane”.
“Lumbardhi ka pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për futbollin, andaj edhe suksesi është i pashmangshëm.
“E inkurajova të vazhdojë të punojë edhe më tutje me zell e profesionalizëm në klubin e tij aktual CSKA Sofia drejt arritjes së majave të suksesit”, shkruhet në postimin e bërë nga Agim Ademi.