
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu ka treguar se çfarë është diskutuar në takim.
Aliu në emisionin ‘Raporti’ në Kanak10 ka thënë se në takim janë diskutuar disa tema që janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës, ndërsa vëmendje i është kushtuar me shumë temës së dhunës në familje.
“Një ndër temat kryesore që ka të bëj edhe me një emergjencë shtetërore është edhe tema për dhunën në familje, tema e dhunës gjinore që është duke ndodhur dhe është pjesë e një adresimi të përbashkët dhe bashkërendimit që duhet të ndodh në mes të gjitha niveleve në institucionet shtetërore që përballja të jetë me e lehtë dhe me efikase si sfidë”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se takimi ka zgjatur rreth 3 orë dhe kryetarët kanë pas rastin qe t’i shprehin shqetësimet me problemet qe përballen komunat e tyre. /Gazeta10/