Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Agim Bahtiri e konfirmon: Po, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet nacionale

Gazeta10
24 January 2024 - 20:51

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut që vjen Lëviza Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ka konfirmuar se do të garojë për deputetë në zgjedhjet nacionale.

Bahtiri në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka folur për garën që do ta ketë në zgjedhjet e ardhshme.

“Për deputet po, do të garojë”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur se me cilën parti do të kandidojë, ai ka thënë se do t’i rri besnik Lëvizjes Vetëvendose.

“Ti e din se unë nuk jam prej atyre njerëzve të cilërt lëvizin poshtë dhe lartë”, ka pohuar Bahtiri.

Ndërkaq, ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës së jugut në zgjedhjet e komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.  /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.