
Agim Bahtiri i Vetëvendosjes ka sulmuar Vjosa Osmanin për një video-deklaratë që e bëri sot derisa në sfond kishte një fotografi të Ibrahim Rugovës e në të cilën ish-presidentja komentoi zhvillimin e mbrëmshëm në Kuvend.
Për këtë fotografi Bahtiri i tha se duhej ta ndërronte me një fotografi të një takimi pjesë e së cilit kishin qenë edhe Richard Grenell e kryedipomati serb Marko Gjuriq, duke pretenduar se këtë takim ia kishte “mundësuar” gazetari Baton Haxhiu.
“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, fushatën e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”.