Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agim Zeka zyrtarisht futbollist i Drenicës

Gazeta10
03 September 2022 - 11:26

Drenica ka afruar në radhët e tyre ish futbollistin e Kosovës në skuadrat e moshave Agim Zeka.

“Agim Zeka mirë se erdhe në familjen kuq e zi. Kemi kënaqësinë t’ju prezentojmë ardhjen e lojtarit Agim Zeka, futbollist që mbi supet e tij ka përvojë ndërkombëtare. Suksesi kërkon përkushtim,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i Drenicës, gjatë zyrtarizimit të lojtarit, që shihet i lumtur me fanellën e ekipit të tij të ri.

Zeka në të kaluarën ka luajtur tek Austria e Vienes si dhe bëri një transferim të bujshëm në Ligue 1 tek Lille por që nuk la gjurmë aty. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.