Gazeta10

Agjensia e Menaxhimit Emergjent paralajamëron rrezik për vërshime e përmbytje në Kosovë

Agjensia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron vërshime dhe përmbytje në zona të caktuar në Kosovë, raporton Gazeta10.

Kjo agjensi ka bërë thirrje që të tregohet kujdes dhe të ketë pregatitje nga strukturat vendore dhe shërbimet reaguese emergjente.

Tutje, qytetarët janë ftuar që të shmnagin zona me rrezik të lartë si dhe të bashkëpunojnë me strukturat dhe shërbimet emergjente.

Kjo agjensi ka apeluar për respektimin e disa masave rekomanduese.

Këtu keni statusin e plotë:

“Agjencia e Menaxhimit Emergjent APELON

Prishtinë, dt. 13.08.2022

Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë.

Me detyrë zyrtare primare, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, paralajmërojmë dhe udhëzojmë!

Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve).

Agjencia Menaxhimit Emergjent AME me këtë rast rekomandon masat e nevojshme dhe të domosdoshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje ,Shpëtim dhe Ndihmë, për:

– Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent AME;

– Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve, dhe ujë mbledhësve tjerë në zonat rurale,

– Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), etj.

– Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;

– Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave;

– Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.

Rikujtojmë , se mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin pjesëtarë në shoqërinë e shtetit të Kosovës!

Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, prrockave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet, të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.

NË FOKUS

Screen Shot 2023-09-24 at 11.03
Ekskluzive: 30 sulmues të armatosur ndodhen në afërsi të Manastrit të Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Screenshot 2023-09-24 132428
“Mos të na i përdorë uniformat tona në veri” - Familja e policit të vrarë thirrje Kurtit
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
383072193_259112830440585_2639986133695545815_n
“Të tmerruar e të vjedhur” – Pelegrinët rrëfejnë sjelljen e terroristëve serbë në Manastir
Nexhi Ahmeti
Sulmoi rëndë mediat, Ahmeti i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çmenduri, ke humbur arsyen
382420088_173221512426021_4282565184366915677_n-1-1
Pamje+18:Del pamja e njërit prej sulmuesve të vrarë në veri
IMG_2838
Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në veri