Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AGK dënon ashpër pengimin e ekipit të Kanal10 nga drejtori i shkollës “Bajram Curri” në Fushë Kosovë

Gazeta10
21 November 2024 - 14:57

Asocicacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar në lidhje me sulmin që i është bërë ekipit të Kanal10 nga drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” në Fushë Kosovë.

Gazetari Kryeziu dhe kameramani Rakovica, u penguan fizikisht dhe verbalisht nga drejtori i shkollës, gjatë tentimit për të raportuar lidhur me mungesën e ngrohjes në këtë institucion arsimor.

Sipas AGK-së, pengimi i punës së gazetarëve, veçanërisht kur gazetarët janë duke trajtuar tema me interes publik, përbën shkelje serioze të lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

“Sjelljet e tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me standardet demokratike dhe vlerat që duhen të respektohen nga zyrtarët publikë.

AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të jenë bashkëpunues dhe të respektojnë punën e gazetarëve”, thuhet në postim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.