Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës para pak minutave ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që nesër Kuvendin e Jashtëzakonshëm ta organizojë të hapur edhe për mediat.
Deri tash asnjë informacion nuk është dhënë nga FFK-ja në lidhje me organizimin e Kuvendit.
AGK-ja i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të jetë transparent dhe i hapur për mediat.
Postimi i plotë i AGK-së”
“AGK-ja i bën thirrje FFK-së të organizojë Kuvend të hapur për mediet dhe transparent.
Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së, gazetarët dhe mediet në Kosovë nuk e kanë asnjë informacion për vendin dhe orën e kësaj ngjarjeje.
AGK-ja, i bën thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të organizojë Kuvend të hapur dhe transparent, në mënyrë që opinioni të jetë i informuar për vendimet e rëndësishme që do të merren në këtë Kuvend. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në kohën kur shtëpia më e madhe e futbollit në vend nuk e ka përfunduar ende procesin e licencimit. Në cilëndo rrethanë, FFK-ja, duhet të krijojë kushtet e nevojshme për raportimin profesional të medieve”, thuhet në njoftim.