Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK-ja mirëpret arrestimin e sulmuesve të Sylës, fton organet e drejtësisë të shqiptojnë dënimet e duhura

Gazeta10
12 April 2023 - 21:48

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur lajmin e arrestimit të tre personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, transmeton Gazeta10.

AGK-ja i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform ligjit t’i shqiptojnë dënimet e duhura për autorët e sulmeve fizike ndaj gazetarëve.

Postimi i plotë:

Arrestohen tre personat që sulmuan fizikisht gazetarin Valon Syla

Policia e Kosovës ka arrestuar, të mërkurën në mbrëmje, tre personat që dyshohet se sulmuan fizikisht një natë më herët, gazetarin njëherësh drejtuesin e Gazeta Metro, Valon Syla.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.”, ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

AGK-ja, mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës. Njëherësh, i bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës, që konform ligjit, të shqiptojnë dënimet e duhura për autorët e këtij sulmi në përputhje me sulmin e rëndë ndaj gazetarit, që cenon të drejtën themelore të një qytetari për lirinë e shprehjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.