
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar proces të ri për pranimin e drejtorit të televizionit në RTK.
AGK-ja përmes një reagimi publik ka konsideruar se emërimi i Rilind Gërvallës – mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), për drejtor të kanaleve shqip në RTK, përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik, transmeton Gazeta10.
“Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht”, thuhet në regimin e AGK-së.
Reagimi i plotë: