Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AGK për sulmin ndaj dy gazetareve: Tejet shqetësues, kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve

Gazeta10
03 April 2024 - 23:56

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim sulmin fizik që i është bërë sot dy gazetareve të Lajmi.net në Rrugën C në Prishtinë.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.