Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti flet për gjeneralin kanadez Lewis MacKenzie, përgjegjës për dështimin e UNPROFOR-it

Gazeta10
12 August 2024 - 17:37

Drejtori i mediumit Kanal10, Arben Ahmeti, në emisionin ‘Raport’ bëri të ditur se si Koordinatori i Zyrës së UNMIK-ut në Veri të Kosovës, Dule Vicovac është përfshirë në propagandë kundër Kosovës dhe për më shumë me identitet të rremë, raporton Gazeta10.

“Janë katër personazhe që flasin në këtë dokumentar, e për të cilët unë dua të flas dal nga dal për secilin. Në ëikipedia shkruan se është një dokumentar i vitit 2009, i drejtuar nga regjisori serbo-kanadez, Boris Malagurski ku flet edhe Lewis MacKenzie”, deklaroi Ahmeti.

Ndërkaq, përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, Ahmeti tregoi të gjeturat e internetit me po të njejtin emër, e pastaj edhe atë se kush ishte në të vërtetë serbo-kanadezi MacKenzie.

“Çka është e rëndësishme me përmend, është që gjenerali Lewis MacKenzie është përgjegjësi kryesor për dështimin e UNPROFOR-it në Bosnjë, për çka pastaj, si rezultat i i të cilit dështim është bërë Sebrenica. Prej atëherë MacKenzie është një gjëneral në pension, të cilit nuk i është besuar më asnjë përgjegjësi dhe prej atëherë gjithçka që ka të bëj me NATO-n dhe vendimet e NATO-s”, tha Ahmeti.

Tutje, ai tregoi se si gjenerali MacKenzie ishte kriktues i vazhdueshëm i NATO-s dhe propagandues për Kosovëm.

“Ky është një kritikues i vazhdueshëm me teori konspirative dhe nuk lë gjë të zezë pa thënë për NATO-n, për UÇK-në, për Kosovën dhe gjithçka tjetër. Është një propagandist dhe është e rëndësishme të përmendet se është përgjegjsi kryesor i dështimit të UNPROFOR-it, si rezultat i së cilës ka ndodhur masakra e Sebrenicës dhe shtretet e caktuara, përfshirë Holandën kanë kërkuar për dështimin e trupave të tyre”, shtoi Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.