
Një valë reagimesh ka zgjuar statusi Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz menjëherë pas sulmit raketor në Poloni, duke akuzuar Rusinë ende pa pasur një konfirmim zyrtar për burimin e raketave.
Arben Ahmeti, komentator politik teksa ka komentuar zhvillimet në Poloni, ka thënë se ministrja Gërvalla do të duhej ta shkarkonte stafin e saj urgjentisht, për gabimet e shpeshta në përmbajtjen e statuseve në rrjetin social Twitter.
Ai madje shtoi se gabimet e tilla, nuk mund të jenë gjithmonë të rastësishme, shkruan Gazeta10.
‘Znj. Schwartz duhet urgjentisht ta shkarkoj stafin i cili ia shkruan twett-at. Është e paimagjunueshme që sa herë që bënë reagim ia huq me flamuj. Momentalisht edhe ky twett është me huqje. Ky është flamuri i BE-së. BE-ja nuk është në luftë me Rusinë. Nuk e kuptoj, s’mund të jetë kaq shpesh gabim i rastësishëm. Duket që dikush qëllimshëm tallet me Ministren e Jashtme”, ka komentuar Ahmeti në Politiko./Gazeta10