Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti i ka reaguar zëdhënsit të BE-së, Peter Stano, pasi ky i fundit kur është pyetur për votën kundër të Serbisë në Këshillin e Evropës është përgjigjur thjeshtë se “BE-ja është në dijeni”.
Ahmeti ka shkruar se Serbia duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që kanë përkrahur Kosovën në Këshillin e Evropës, e ka shkelur Marrëveshjen Bazike të arritur në Ohër.
“Duke votuar kundër dhe duke kërcënuar ata që ishin pro votës së djeshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen Themelore.Më tej, shefi i diplomacisë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia dëshiron ndarjen e BeH. Kjo nuk është diçka që BE-ja duhet ta dijë, por ta dënojë ashpër”, ka shkruar Ahmeti.