
Analisti politik, Arben Ahmeti, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mundësinë për një luftë të re në Kosovë, raporton Gazeta10.
Ahmeti ka thënë se edhe nëse ndodh kjo atëherë në krye të saj do të ishte Osmani dhe jo Kurti për shkak të përgjegjësisë institucionale që kanë.
Tutje, Ahmeti ka thënë se ky problem në lidershipin institucional do të duhej të ishte temë e forumeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtu keni postimin e tij:
“Problemi eshte se edhe nese shkojme ne lufte nuk do kemi fatin te na udheheqe kryeministri Albin Kurti.
Ate do te udheheqe komandantja supreme Vjosa Osmani. Besoj qe forumet e levizjes duhet ta diskutojne kete sabotazh konstitucional kunder Albinit.
#marreveshjeJOlufte”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10