Gazeta10

Ahmeti: Këta janë tre skenarët – Zgjedhje, trazira ose marrëveshje

Komentatori politik Arben Ahmeti ka përmendur tre skenarë, që sipas tij, do të ndodhin në kuadër të dialogut dhe zhvillimeve të fundit që lidhen me këtë proces.

“Zgjedhje, trazira, ose marrëveshje”, janë tre skenarët që sipas Ahmetit, do të ndodhin ditëve në vazhdim. 

Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Ahmeti ka thënë se dy skenarët e parë nuk do të duhej të ndodhnin, derisa ka shtuar se i treti është më i dobishmi për Kosovën, shkruan Gazeta10.

“Strategjikisht kërkesa për ta futur Asociacionin në dialog, është e dëmshme. Nuk do të ketë negociator, diplomat e askush s’do të mund të garantojë këtë draft që është ofruar e që është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. E dyta, nuk mundesh me kërku me u pajtu Beogradi, pa u pajtuar ti. Ne jemi partnerë me amerikanët, nuk është Beogradi. Në ditët në vazhdim do t’i kemi tri zhvillime, ose do të ketë tërheqje të Kurtit nga presioni duke kërkuar zgjedhje, s’do ta rrëzoj askush, do të kërkojë vetë, duke kërkuar zgjedhje që qytetarët ta rikthejnë votën kundër Asociacionit. Ose, do të kemi trazira në veri të Kosovës, që do të çonin në rrëzimin e Kurtit pastaj. Ose, në skenarin e tretë, do të kemi marrëveshje. Unë jam për skenarin e tretë”, ka thënë Ahmeti në “Politko”.

Ai ka thënë se skenarët e dëmshëm do të mund të shmangeshin, vetëm nëse do të ketë së shpejti një marrëveshje ndërmjet palëve.

“Unë jam që sa më shpejt institucionet e Kosovës, ta marrin parasysh situatën që jemi dhe të bëhet marrëveshje. Nuk jemi në situatën ku mund të riprovokojmë trazira të marsit të 2004 për ta krijuar pastaj realitetin që pastaj do të na çojë prapë në marrëveshje”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova