Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti : Kosova ka mungesë të bazës ligjore për ta vendosur euron si valutë të vetme

Gazeta10
20 February 2024 - 19:31

 Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka diskutuar rreth vendimit të BQK-së për dinarin duke thënë se një vendim i tillë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga avokatë serbë.

Ahmeti në emisionin Raport në Kanal10 thekson se sipas analizës juridike Kosova nuk ka bazë ligjore për ta vendosur euron si valutë e vetme.

“Sipas analizës aktuale duket se Kosova ka mungesë të bazes ligjore për ta vendosur euron si valutë të vetme, sepse në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet roli I BQK-së dhe thuhet që BQK-ja do të jetë mekanizëm i cili siguron që valutën e vetme e cila është në treg të vendoset.  As ligji për BQK-në nuk thotë se euro është valuta e vetme mbi të cilën operon Republika e Kosovës.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.