
Komentatori politik, Arben Ahmeti, ka thënë se një nga problemet që qëndron në të ashtuquajturin plan franko-gjerman për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, është se si do të emërohet ‘Asociacioni’.
Ahmeti në Politiko, ka deklaruar se ka informacion se janë propozuar rreth 20 emra për ta emëruar ndryshe asociacionin, transmeton Gazeta10.
“Një prej problemeve që ekziston është ende e padefinuar se si do të quhet asociacioni. Do të thotë ka pasë përpjekje të diplomatëve ndërmjetësues dhe miqëve amerikanë me gjetë një terminologji tjetër që t’ia lehtësojnë Kurtit pranimin e mundshëm të planit, pra me gjetë një emër tjetër për asociacionin, pra janë propozuar 20 emra, por nuk kanë arritë me gjetë një terminologji të ri”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10