
Arben Ahmeti tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ku rrëzoi pretendimet e Albert Kinollit dhe Veton Berishës, është i bazuar mbi të njëjtat fakte ku betejën me këtë institucion e kishte fituar më parë, deputetja nga komuniteti boshnjak Duda Balje
“Nëse shkohet sipas kësaj logjike të vendimit, në zgjedhjet e ardhshme s’do të ketë deputetë të komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës, sepse një parti si shumicë do t’i gjej disa deputëtë të tyre si të dëgjueshëm. Dhe ne do të kemi në Kuvend deputetë serbë, boshnjakë, egjiptianë etj, dhe jo që e përfaqësojnë vullnetin e këtyre komuniteteve.”, deklaroi Ahmeti, shkruan Gazeta10.
Ahmeti në Poltiko madje tha se me vendime të tilla në zgjedhjet e ardhshme s’do të ketë deputetë nga komunitetet, por që të njëjtit do të aderojnë nëpër parti dhe do të bëhen “të dëgjueshëm”, shkruan Gazeta10.
“Nëse i kemi dy deputetë që janë zgjedhur mbi një veprim të një gjykatë, mbi të njëjta fakte, dhe mbi të njëjta janë rrëzuar dy deputetë. Dhe Kushtetuesja thotë se vendimi për Duda Baljen ka qenë gabim. Dikush duhet me nis procedurë e me kontestu qëndrueshmërinë e Dua Baljes aty sepse e paskëm një deputete që s’është deputete.”, tha Ahmeti. /Gazeta10