
Komentatori politik, Arben Ahmeti, në emsionin Politiko, ka folur për gjendjen e krijuar së fundmi në veri të Republikës së Kosovës, ku ka thënë se Serbia tashmë do të kërkojë më shumë se Asociacioni, raporton Gazeta10.
“Do të ishte shumë mirë nëse zotri Kurti shkon në Paris, uroj që të jetë kështu sepse varet shumë nga takimet e nesërme që do t’i ketë me një delegacion (…) do të ketë nesër takime me një delegacion të lartë të një shteti ndërmjetësues për cështjen e planit franko-gjerman, uroj që do të shkoj atje. Pozita tashmë nuk është e mirë, realisht ne kemi qenë në pozitë shumë më të mirë para kësaj që ndodhi në veri për shkak se realisht ka një ndryshim të gjendjes në terren edhe unë mendij se tash pozicioni i Vuçiqit dhe Serbisë do të evuloj, nuk do të kërkojë vetëm Asociacion, do të kërkojë status të veçant për veriun.”, tha Ahmeti./Gazeta10.