Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ahmeti reagon për situatën në veri, serbët po kërkojnë të kthehen në të kaluarën

Gazeta10
29 May 2023 - 13:53

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka reaguar pas tensioneve në veri të vendit.

Ahmeti këto veprime të serbëve në veri të vendit i ka cilësuar si aktivitete me qëllim të kthimit në kohë dhe të ‘’pajtimit’’ me Rusinë, shkruan Gazeta10.

“Përderisa Kosova po përparon në reformën në drejtësi, demokraci po ashtu edhe në sundimin e ligjit, motivet dhe qëllimet e strukturave ilegale të dhunshme të Beogradit në veri të Kosovës janë të qarta. Ata po kërkojnë të pamundurën: të kthehen në kohë dhe drejt “Rusisë”- ka deklaruar Ahmeti në twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.