
Protestat e serbëve në veri të vendit dhe sanksionet që dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë Kosovës, nuk i bëjnë nder askujt, ka vlerësuar komentatori politik Arben Ahmeti, transmeton Gazeta10.
Lista e shteteve të sanksionuara nga SHBA-ja, sipas Ahmetit nuk është aq e madhe dhe as të qenurit në këtë listë nuk i bënë nderë Kosovës.
“Nuk i bën nderë që Kurti shkon në Forumet ndërkombëtare dhe mundohet ta argumentojë se si Amerika është e padrejtë karshi sanksioneve që na ka vendosë. Si bëjnë nder Kosovës deklaratat për sekretarin Blinken. Por, kjo është mënyra se si kryeministri ka vendosur se si ta drejtojë vendin. Duhet ne si shoqëri të tregojmë nëse e duam këtë drejtim apo jo. Ndoshta edhe mund të na dalë mirë.”, deklaroi Ahmeti në Politiko në Kanal10.