Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Shtrirja e sundimit të ligjit në veri nuk është provokim

Gazeta10
30 July 2024 - 20:00

Veprimet e fundit të nivelit qendror në veriun e vendit vazhdojnë të ngjallin reagime të ndryshme rreth asaj se çfarë do duhej bërë , raporton Gazeta10.

Sipas drejtorit të Kanal 10, Arben Ahmetit shtirja e sundimit të ligjit në veri nuk është provokim e as ngritje e tensioneve.

Ai në emsionin “Raport” deklaroi se arrestimi i individëve që kryejnë veprime kriminale nuk mund të quhet provokim.

“Nuk ëhstë provokim arrestimi i kriminelëve, gangsterëve të cilët bëjën veprime kriminale atje, nuk mund t’i këkrosh qeverisë së Kosovës mos ti bëj këto veprime sepse po i nhgrit tensionet dhe s Sot kemi ardhur në njëfar situate vazhdohet me na u thënë mos e hapni urën se mund të ndodh diçka, çka mundet me ndodh, është krejtësisht normale me e hap urën. Veriu i Kosovë është pjesë e pandashme e republikës së Kosovës, nuk është konstatim i Kurtit e as i imi, është konstatim i secilit shtet që ka njohur republikën e Kosovës, është themeli i shtetit tonë”, deklaroi Ahmeti./gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.