
Krijimin e mekanizmave shtesë që do ta siguronin drejtësinë e vendimit të Gjykatës Speciale, e ka parë të domosdoshme komentatori politik, Arben Ahmeti.
Ai tha se krerët e UKÇ-së që po mbahen në qendren e parabugrimit në Hagë, meritojnë që të kenë vendim të drejtë mbi atë se për çfarë akuzohen, shkruan Gazeta10.
“Sikur të dënohej Salih Mustafa me 10 vite, dikush do të thoshte kqyrë se ndoshta ka bërë ndonjë vepër. Por, me kaq shumë vite? Në një rethanë kur ne nuk kemi dënime për kriminelët më të mëdhenj, askush nuk e konteston që është e padrejtë. Ne konstatojmë që ka tendencë nga ai grup i prokurorëve dhe gjyqtarëve në raport me njerëzit që i kanë por, i mbajnë aty e të cilët meritojnë drejtësi”, tha Ahmeti në Politiko
Ai ka thënë se nëse Specialja nuk do të ishte themeluar, do të ishin më të gjykuar sesa që po gjykohen tani.
“Duhet të kërkohet vetëm drejtësi. Duhet të kërkojmë mbikqyrje ndërkombëtare. Nuk munden njerëzit që punojnë në një Gjykatë të vendosin për rregullat e brendshme që funsionon aty”, ka shtuar Ahmeti në Politiko.
Ai tha do të duhej të krijohej një mekanizëm special për mbikqyrjen e Gjykatës Speciale./Gazeta10