
TV Kanal 10 së shpejti pritet të hapë studio dhe të jetë prezentë edhe në Minhen të Gjermanisë.
Ky zhvillim vjen si rezultat i partneritetit që Media 10 ka arritur me fondin investiv gjerman BKI Assets und Investments.
Drejtori i përgjithshëm i Media 10 Arben Ahmeti, ka thënë se synimi është që shqiptarëve në Gjermani dhe Evropë t’u ofrohet një platformë mediale, e cila do të avancojë komunikimin e mërgatës me mundësitë e investimit në Kosovë dhe rajon.
Duke folur rreth zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Ahmeti nga Minheni ju ka bërë thirrje mërgimtarëve që të dalin dhe t’i votojnë partitë politike, ndërsa kandidatët për deputet t’i votojnë nga mërgata.
“E lus secilin qytetar kudo në mërgatë që të dalin dhe t’i votojnë partitë politike, por për deputetë t’i votojnë kandidatët që vijnë nga mërgata. Sepse vetëm këta ne cilindo subjekt politik do ta përfaqësonin me së miri dhe me drejtpërdrejt secilën kërkesë që ka secili mërgimtar”, ka thënë tutje Ahmeti./Gazeta10/