Gazeta10

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Drejtori i Bayern Munich, Max Eberl ka konfirmuar bisedimet me yllin e ekipit, Joshua Kimmich, i cili ia ka bërë të qartë të ardhmen.

Thomas Tuchel, i cili me sa duket ka një marrëdhënie të dobët me Kimmich, do të largohet nga klubi në korrik dhe Bayern ende nuk ka vendosur për trajnerin e ardhshëm të tyre.

Barcelona thuhet se e mban Kimmich në radarët e tyre përpara lëvizjes së mundshme të verës. Megjithatë, Barça do të jetë në gjendje ta përballojë atë vetëm nëse kryejnë disa shitje të mëdha fillimisht. Për të ardhmen e lojtarit gjerman ka folur pikërisht drejtori i Bayernit, Eberl.

“Ai [Kimmich] na tha shumë qartë: Unë dua të di se kush është trajneri i ri”, ka thënë fillimisht Eberl për Sky.

“Ne do të shohim nëse ai dëshiron të qëndrojë, nëse duam ne, në fund të fundit varet nga Joshua për të vendosur”, përfundoi ai.

Marrëveshja aktuale e Kimmich me Bayernin skadon në vitin 2025 që do të thotë se ai mund të jetë i disponueshëm për një kosto relativisht të ulët këtë verë.

Mesfushori mbrojtës, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, ka shënuar një gol dhe ka dhënë tetë asistime në 31 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët