Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“AK-47, mbi 150 fishekë dhe gëzhoja”, të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës, deklarohet Policia

Gazeta10
23 March 2025 - 16:20

Të dielën në polici janë raportuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Dollc të Klinës. Policia ju ka përgjigj vendit të ngjarjes dhe me të arritur ka takuar një person, të cilin e ka pyetur dhe ai ka refuzuar qe ka pasur të shtëna. Gjatë kontrollimit të terrenit kanë hasur në një armë. Policia, fillimisht ka gjetur një AK-47, dhe një karikatorë 30 fishekë”, tha Gashi për Reporteri.

Tutje Gashi tha se më vonë janë gjetur edhe 153 fishekë të tjerë. I dyshuari është arrestuar dyshohet për dy vepra penale.

Policia bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe katër gëzhoja.

“Më vonë janë gjetur edhe 153 fishekë të tjerë. Janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari është arrestuar e më pas intervistuar. Është njoftuar prokurori dhe rasti është cilësuar “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, tha Gashi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.