
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ftuar qeverinë që ta zgjidh problemin e grevave dhe të mos i bllokojnë komunat, raporton Gazeta10.
AKK ka thënë se presioni i qeverisë që t’i marrë listat e grevistëve është jashtë të gjitha normave logjike.
Tutje, AKK ka ftuar urgjentisht qeverinë që të ulet dhe të bisedojë me sindikatat protestuese në mënyrë që të mos e pësojnë nxënësit dhe qyetarët.
Këtu keni postimin e plotë:
“AKK: QEVERI MOS I BLLOKONI KOMUNAT-ZGJIDHENI PROBLEMIN E GREVËS
Bordi i AKK-së kërkon që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse ky problem është nacional e jo lokal.
Zgjidhja e këtij problemi nuk mund të bëhet nëpër komuna veç e veç. Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dilalogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytatarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjenete legalizimi I objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevoiten për udhëtim.
Bordi i AKK-së konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inpektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.
Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist. Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje.
AKK edhe njëherë i bënë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedoj me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën e tyre.
Përndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka filluar grevë në nivel vendi dhe kanë thënë se do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre pavarësisht nga paralajmërimi i Ministrisë së Financave për ndaljen e pagave të të gjithë grevistëve në vend. / Gazeta10