Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Gazeta10
26 June 2026 - 12:13

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e rrugëve “Onhezmi” dhe “Skënderbeu” në Sarandë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, një shtetas francez, ka humbur kontrollin e automjetit tip “Mercedes-Benz”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan rtsh.al,

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar dhe drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Sarandës, të cilat i kanë kryer testin e alkoolit drejtuesit. Rezultati ka qenë 0.00 mg/l, duke konfirmuar se ai nuk kishte konsumuar alkool.

Policia po heton rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.