
Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave para pak minutash në fshatin Frashër.
Nga aksidenti janë lënduar rëndë 5 persona, kështu raportoj mediat vendore në Mitrovicë .
Policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Për Gazeta10, poashtu kanë konfirmuar edhe policia, ku zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se dy vetura janë përfshirë në aksident.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë ai për Gazeta10.
Kujtojmë se dje në Kosovë ndodhën një numër i madh aksidentesh, madje një fatal i cili i morri jetën një 26 vjeçari.

