Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti në Autostradën Ibrahim Rugova, vdes shoferja

Gazeta10
12 December 2025 - 8:56

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ”Ibrahim Rugova”.

Sipas pamjeve të siguruara nga televizioni plus në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.