Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Drenoc të Klinës, pesë persona të lënduar (FOTO)

Gazeta10
08 November 2023 - 17:09

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës, raporton Gazeta10.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gashi njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. 

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.