Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Gazeta10
07 August 2026 - 10:35

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, automjeti me të cilin po udhëtonin është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën 43-vjeçarja dhe djali i saj 24-vjeçar.

Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.

Në aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit fatal

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.