Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan dhe Malishevë

Gazeta10
07 August 2026 - 10:37

Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave të mitura janë raportuar ditët e fundit në Kosovë.

Policia ka njoftuar se rasti i parë është raportuar më 2 gusht në Gjilan, kur një qytetar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihej vendndodhja e saj.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Malishevë, ku më 6 gusht rreth orës 22:00, një qytetar ka lajmëruar Policinë se vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin apo vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dyja rastet janë duke u hetuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.